Kryetari Shahini takon zëvendësministrin çek, Martin Dvorak

18 shtator 2022 | 00:49

Kryetari i AKB-së, Agimi Shahini ka takuar zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë në Pragë, Martin Dvorak.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes parterëve ekonomiko-social në mes dy vendeve.

“Një bisedë e frytshme për rritjen e mundësisë së bashkëpunimit mes partnerëve Ekonomiko Social në Ballkanin Perëndimor e sidomos me Kosovën pasi që z. Dvorak ka kaluar një periudhë të gjatë në Kosovë në pozita të ndryshme dhe është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan e në Kosovë.”, ka shkruar Shahini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njofrimi i plotë i AKB-së:

Kryetari i AKB-së, Agimi Shahini ka takuar zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë në Pragë, Martin Dvorak

Një bisedë e frytshme për rritjen e mundësisë së bashkëpunimit mes partnerëve Ekonomiko Social në Ballkanin Perëndimor e sidomos me Kosovën pasi që z.Dvorak ka kaluar një periudhë të gjatë në Kosovë në pozita të ndryshme dhe është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan e në Kosovë.

Gadishmëria e bashkëpunimit ishte temë kryesore pasi që Kosova dhe Ballkani duhet ti plotësojnë shumë kritere ekonomike dhe politike drejtë EU-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Shqiptarët zgjodhi Arben Taravarin në funksionin e ushtruesit…