Murati: Kurti s’do ta themelojë Asociacionin, zgjedhje nuk do të ketë në këtë kohë

18 shtator 2022 | 10:59

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk pret zgjedhje të reja në këtë kohë.

Ndërsa sa i përket Asociacionit, Murati tha se kryeministri Albin Kurti nuk do ta zbatojë marrëveshjen  sidomos nëse nuk ka njohje.

“Unë nuk pres zgjedhje dhe ne është mirë të krijojmë situatë të tillë që qeveritë ta kryejnë mandatin e tyre dhe të mos kemi ndërprerje të tilla sepse kjo nuk është mire as për institucionet as për funksionimin e tyre as për mirëqenien e qytetarëve. Sa i përket çështjes së asociacionit është një çështje shumë e ndjeshme dhe ka filluar të diskutohet në bisedime qoftë ato që i kishim tash publike”, ka thënë Murati.

“Për aq sa unë e njoh politikën e Kurtit nuk besoj që ai do ta zbatojë Asociacionin e sidomos jo nëse kjo nënkupton vetëm realizim të një marrëveshje dhe Asociacioni vjen pa njohje sepse realisht kjo është qëndrimi i deritanishëm se duhet të realizohen marrëveshjet. Kurti e ka futur veten në këtë situatë ku ka filluar të zbatojë marrëveshje të mëhershme dhe tash po i vjen rendi Asociacionit”, ka theksuar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në…