Punëdhënësit dhe punëmarrësit dialogojnë edhe në tren për të mirën e Kosovës

18 shtator 2022 | 11:37

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” me Atdhe Hukollin nga BSPK-ja dhe Ymer Ymeri nga SBASHK-u.

Ai ka shkruar mbi këtë foto: “Punëdhënësit dhe punëmarrësit dialogojnë edhe në tren për të mirën e Kosovës”

“Gjatë një udhëtimi të përbashkët punëdhënësit – AKB dhe punëmarrësit – BSPK me kryetarin Atdhe Hukolli së bashku edhe më Ymer Ymeri nga SBASHK-u po bisedojmë për tema të ndryshme për pozita e biznesit të sektorit privat dhe atij të puntorëve në dy sektorë atë publike e private”.

“Ka temë që nuk pajtohemi edhe në KES, por kur është në interes nacional të gjithë jemi bashkë. Qeveria sikur nuk ndegjon kërkesat as të punëmarrësit as të punëdhënësit kjo i dëmton relacionet e përgjithshme dhe partnerët Ekonomiko Social. Qeveria duhet të reflektojë sikurse Sindikata për të filluar viti shkollor”, ka shkruar Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara u bënë thirrje talibanëve të rihapin shkollat…