![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/vid-1-600x360-1.png)
Momenti kur tërmeti i fuqishëm goditi Tajvanin
18 shtator 2022
| 18:00
Shumë kamera regjistruan një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi sot Tajvanin. Nga tërmeti u shemb një ndërtesë trekatëshe me një dyqan dhe një urë.
Një çift i moshuar i martuar është nxjerrë nga rrënojat e godinës dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të nënës dhe vajzës së saj pesëvjeçare, të cilat ndodhen nën rrënoja, shkruajnë mediat atje.
Momenti i tërmetit është kapur në kamerat. Shikoni pamjet këtu.