![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/E177B69D-0A2D-4B6C-AA8F-D64745543EA0.png)
Shtrohet pllaka e dytë e xhamisë qendore në Prishtinë
19 shtator 2022
| 00:30
Është shtruar sot pllaka e dytë e xhamisë qendrore në Prishtinë. Punët në ndërtimin e kësaj xhamie po rrjedhin sipas planit.
Konsorciumi i dy kompanive Bashkimi Projekt dhe Trio Construction janë përgjegjës për punën e vrazhdë.
Pas një zvarritje 10-vjeçare, në qershor të këtij viti, komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.
Punimet filluan në vitin 2020 kur edhe është lëshuar një leje e pjesshme për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.
Kjo xhami do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona.
Sipas planeve, xhamia pritet të ndërtohet brenda tri vjetëve.