Arkivoli i Mbretëreshës britanike niset drejt Kishës Uestminister

19 shtator 2022 | 12:50

Arkivoli i Mbretëreshës britanike, Elizabeta II, është nisur drejt Kishës Uestministër, ku fillon ceremonia e varrimit të saj.

Më herët gjatë ditës, Kisha Uestminister në Londër ka hapur dyert për të pritur mijëra mysafirë.

Në shërbesën fetare në Kishën Uestminister do të marrin pjesë mbi 2.000 persona.

Liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden dhe atë francez, Emmanuel Macron kanë arritur në kishë.

Në sallë janë edhe kryeministrja e Britanisë, Liz Truss dhe ish-kryeministrat tjerë britanikë: Boris Johnson, Theresa May, Tony Blair.

Përveç tyre, në sallë janë parë presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro dhe ai i Izraelit, Isaac Herzog.

Në total, rreth 500 personalitete të njohura të politikës do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Më pas në Kështjellën Uindsor do të mbahet një shërbim më privat me 800 persona, raporton REL.

Në fund, Mbretëresha Elizabeta II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Dita e varrimit pritet të jetë emocionale për shumë britanikë.

Britania nuk ka organizuar ceremoni të tilla varrimi që 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i ish-kryeministrit, Winston Churchill.

Fronin e ka trashëguar djali i saj i madh, Charles, i cili tani njihet me emrin Mbreti Charles III.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi fundin e pandemisë së koronavirusit…