Osmani në funeralin e Mbretëreshës: Dashuria e virtytet do të kujtohen përherë

19 shtator 2022 | 15:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu I Parë, Prindon Sadriu, kanë marr pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim në “Facebook”, Osmani ka publikuar dy fotografi nga ceremonia.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën. Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë”, ka shkruar presidentja.

May be an image of 5 people and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci janë ndarë. Ata i…