Ballkani shkëlqen ndaj Ferizajt
19 shtator 2022
| 16:54
Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore sot në përballje me skuadrën e Ferizajt me rezultat 0-3.
Vendasit e drejtuar nga trajneri Arbnor Morina janë mbajtur vetëm deri në fund të pjesës së parë, kur Albion Rrahmani shënoi për 0-1. Raste shënimi pati edhe Ferizaj, por që nuk i konkretizoi në gol.
Në minutën e 68-të, Leotrim Bekteshi e shënoi golin e dytë në ndeshje dhe të qetësisë për mysafirët. Rezultatin final në këtë ndeshje e vulosi në minutën e 77-të, Meriton Korenica.
Ballkani pas kësaj ndeshje zë vendin e tretë në renditjen tabelore me 12 pikë, por ka dy ndeshje me pak të zhvilluara se Drita që është lidere.
/Epoka e re/