Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike

19 shtator 2022 | 19:54

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj. Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj. Sinani.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.

Ardita Sinani është politikane shqiptare dhe për një mandat ka qenë kryetare e komunës së Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mykhailo Podolyak, një këshilltar i shefit të zyrës së presidentit…