Ky është vendi i vetëm në botë pa mushkonja

19 shtator 2022 | 22:10

Kruarje dhe bezdi. Këto janë disa nga pasojat e të jetuarit me mushkonja, të cilat janë gjithmonë të pranishme, sidomos gjatë verës.

Por, ekziston një vend në botë që nuk e ka këtë problem dhe ky vend është Islanda.

Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze. Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celsius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celsius.

Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye. Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin.

Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se dokumenti kornizë…