U nisën me biçikleta nga Kosova për Hagë te krerët e UÇK-së, arrijnë pas 19 ditëve

19 shtator 2022 | 23:00

Më 31 gusht, Blerim Peja dhe Ibrahim Shabi, u nisën me biçikleta për në Hagë, që t’i vizitojnë ish krerët e UÇK-së, Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin dhe të tjerët.

Para pak minutash, Blerim Peja ka njoftuar përmes llogarisë në “Facebok” se kanë arritur në Hagë, pas shumë ditësh rrugëtim me biçikleta.

Aritja në Hagë!”, ka shkruar Peja, derisa ka postuar edhe disa fotografi.

Gjatë gjithë kohës, dyshja ka pasur të veshur një jelek me emblemën e UÇK-së në kraharor dhe në anën tjetër një mbishkrim “Lironi çlirimtarët!”, me fotografitë e gjithë atyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëndrimi i Holandës, një prej vendeve anëtare të BE-së që…