Xhaferi: Dekretimi i marrëveshjes për emrin, pas konkluzionit të Qeverisë

09 korrik 2018 | 17:03

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes në mes të Maqedonisë dhe Greqisë ta kthej në Qeveri, duke e njoftuar ekzekutivin se presidenti Gjorge Ivanov nuk do ta firmosë ligjin as për të dytën herë.

Me këtë veprim, ai ka thënë se Kuvendi do të kërkojë edhe një mendim nga Qeveria për nevojën e këtij ligji.

“Për aspekt formal, për t’u sqaruar Qeveria se a qëndron mbi ato propozime që i ka i adresuar paraprakisht në Parlament dhe janë miratuar, unë nuk e kam atë problem që edhe formalisht t’i drejtohem propozuesit të dy ligjeve.

“Por sidoqoftë, për aspektin formal që të mund të sigurojmë jetën e ligjeve, ne do t’i zbatojmë të gjitha arsyet dhe argumentet që pala e caktuar po i propagandon dhe sqaron para opinionit dhe për mua nuk ka asnjë problem për ta bërë edhe atë formalitet”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka theksuar se me bllokimin e ligjit, presidenti është duke bllokuar edhe referendumin dhe të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur për çështjen e emrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka pritur të…