Mehaj: Tash kemi bazë ligjore për dërgimin e forcave të FSK-së jashtë vendit

20 shtator 2022 | 12:20

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Shtetit, tani ka edhe bazë ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare.

“Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objektivi ynë. Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra stërvitje dhe trajnime jashtë vendit. Tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar edhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit. Bashkë jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është bërë hero në…