Kryetari i ri i FFK-së mbështet përzgjedhësin Challandes

09 korrik 2018 | 18:38

Kryetari i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun, e kanë pritur në një takim përzgjedhësin Bernard Challandes.

Kryetari Ademi edhe një herë konfirmoi besimin ndaj përzgjedhësit dhe punës së tij, duke thënë se në asnjë moment nuk do të mungojë përkrahja e tij dhe e KE-së, sepse FFK-ja është shumë e interesuar për një kombëtare të fortë e konkurruese dhe jo të jetë vetëm pjesëmarrëse në evenimentet evropiane e botërore.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri legjendar i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, është prezantuar…