Zbulohen detaje të reja nga vdekja e futbollistit Sala

21 shtator 2022 | 12:02

Vdekja e Emiliano Salas tronditi mbarë opinionin sportiv dhe jo vetëm në janar të vitit 2019.

Së fundmi, “BBC” ka nxjerrë në dritë detaje të reja për ndarjen nga jeta të sulmuesit argjentinas, i cili ishte duke udhëtuar nga Nantes në Francë për të kompletuar transferimin e tij te ekipi i Cardiffit.

Avioni i tij u rrëzua në mënyrë të mistershme në zonën e quajtur “Kanali i La-Manshit”.

Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i argjentinasit u gjend ndërsa i pilotit ende në ditët e sotme nuk është gjendur. “BBC” ka publikuar një audio ku piloti i avionit ka folur me miqtë e tij ku deklaron se ka dëgjuar një zhurmë në avion dhe se do të vishte menjëherë jelekun e shpëtimit për të qenë i sigurt.

Emiliano Sala ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare teksa ëndërronte të kishte një aventurë të re në Angli me fanellën e Cardiffit në janar të vitit 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen po planifikon që në të ardhmen ta ketë…