Abdixhiku nderon Ahmet Krasniqin në 24-vjetorin e vrasjes

21 shtator 2022 | 12:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe tek varri i kolonel Ahmet Krasniqit, në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Me këtë rast, Abdixhiku ka thënë se Krasniqi ka qenë atdhetar dhe intelektual i shquar.

“Heroi i Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, ishte atdhetar, intelektual, strateg i mirëfilltë ushtarak dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ai ishte ministri i parë i Mbrojtjes, që kontribuoi fuqishëm në krijimin e formacioneve ushtarake të Republikës së Kosovës. Profesionalizmi, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të jashtëzakonshme në rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Fatkeqësisht, edhe fati i kolonel Ahmet Krasniqit, ishte i njëjtë me të atyre që dhanë gjithmonë gjithçka për atdheun, ndërsa u vranë nga ata që nuk ia duan të mirën e atdheut tonë. Vrasja e tij si dhe mos zbardhja e këtij akti kriminal, janë dy herë humbje e madhe për kombin tonë. Drejtësia duhet të vihet në vend sa më parë. Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit!”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e…