Kurti: I kam dy vëllezër, por ata janë për shtëpi, jo për qeveri

22 shtator 2022 | 14:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim, përmendi sërish shprehjen “vëlla” me të cilën iu kishte drejtuar kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Para deputetëve, Kurti ka thënë se është irrituar nga shprehje, pasi ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër.

“Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur asnjëherë në qeveri. Unë besoj se vëllezërit janë për të shpija, e ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. Natyrisht, irritohem kur dikush vjen në qeveri dhe më thotë vëlla”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtarë të BE-së Lituania, Letonia dhe Estonia të cilat…