Tahiri, Konjufcës: Bëjini thirrje kësaj qeverie të gjejë zgjidhje

22 shtator 2022 | 15:37

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që të diskutoj me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje.

“Kryeparlamentar ju takon një angazhim më i madh që me arrit një marrëveshje që fëmijët me i kthy në shkolla. Nuk është mirë me hy në javën e pestë në grevë mos me shku në shkollë 320 mijë nxënës, merrni masa bëni thirrje kësaj qeverie të ulet dhe të gjejë zgjidhje”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tutje shtoi se kjo qeveri është aq e padijshme dhe pa vizion saqë nuk e vëren mungesën e stafit administrativ ku shumica nga ta janë në grevë.

“Me pas qenë unë anëtar i qeverisë isha shqetësuar kur gjysma e administratës është në grevë, shumica e komunave janë në grevë. Por këta aq janë pa vizion, të pa dijshëm, saqë nuk vërehet te ta sepse kur nuk punohet edhe nuk vërehet”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në seancën e sotme të…