Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën

23 shtator 2022 | 08:49

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara.

Gjatë kësaj seance pritet shqyrtimi i 15 pikave të ndryshme.

Gjatë kësaj seance pritet që të bëhet edhe miratimi i rezolutës për debatin parlamentar për grevën në arsim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 22 shtator debatuan për grevën në arsim, që ka hyrë në javën e katërt. Megjithatë, një rezolutë për këtë temë nuk u votua për shkak të mungesës së kuorumit, dhe u shty për sot.

Deputetët e partive opozitare kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë zgjidhje për t’i dhënë fund grevës në sektorin e arsimit në Kosovë. Sipas tyre, është obligim i Qeverisë t’i kthejë fëmijët në shkolla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdete Idrizi, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në komunën…