Kurti fton anëtarësinë e Vetëvendosjes të votojnë të dielën

23 shtator 2022 | 13:32

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është kandidati i vetëm për ta drejtuar këtë parti edhe një mandat, ka thënë se të dielën është ditë e demokracisë për Lëvizjen, ku do të votohet për strukturat e reja drejtuese.

Kurti ka thënë se më 25 shtator anëtarësia e Vetëvendosjes vendos për udhëheqje të re dhe fuqizim të kësaj partie.

“25 shtatori i kësaj të diele është ditë e demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje! Zgjedhje të brendshme për struktura të reja. Në 43 qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për kryetar të LV-së, kryetare të GVV-së dhe kryetar të RVV-së. Ndërsa në 26 qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë. Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e Vetëvendosje!-s e të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të…