‘Dardanët’ arrin në Belfast
23 shtator 2022
| 16:31
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll tashmë ka arritur në Belfast të Irlandës së veriut ku nesër e zhvillon ndeshjen ndaj Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” pas një udhëtimi mbi tri orë kanë mbërritur në kryeqytetin irlandez, ndërsa sot e zhvillojnë stërvitjen e fundit. Ndeshja Irlanda e Veriut-Kosova luhet nesër nga ora 18:00.