‘Garë e fortë’, Uk Lushi ironizon me zgjedhjet në LV: Kjo parti po bëhet klub privat i Kurtit

25 shtator 2022 | 14:35

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka komentuar zgjedhjet e brendshme që Vetëvendosje po i mban sot.

Ai ka thënë se “intelektualët dhe akademikët e LV-së” nuk e kanë thënë asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës, derisa shton se ata po vazhdojnë të mbështesin kultin.

“Garë e fortë demokratike sot për të zgjedhur kreun e ri të LV-së. Intelektualët dhe akademikët e LV-së hiç asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës. Vazhdojnë të mbështesin kultin, ndonëse shkollat dhe doktoratat nuk i kanë kryer as në Kore të Veriut, as në Kinë dhe as në Kubë. Turpi bie mbi intelektualët dhe akademikët e LV-së që po heshtin. LV-ja duhet të këtë qarkullim demokratik edhe në ndërrimin e njeriut të parë ose është klub privat i Albin Kurtit”, ka shkruar Lushi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në…