As Serbia nuk njeh rezultatet e referendumeve ruse në Ukrainë

25 shtator 2022 | 21:55

Pavarësisht marrëdhënieve të mira të Serbisë me Moskën, qeveria në Beograd nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të rreme në territoret e okupuara nga Rusia të Ukrainës.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq në një konferencë për shtyp në Beograd, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Njohja do të cenonte tërësisht interesat tona kombëtare dhe shtetërore, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”, tha ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dy javë që Drina Tolaj ka ardhur në jetë.…