Haxhiu përkujton masakrën e Abrisë: Krimet e luftës në Kosovë janë plagë

26 shtator 2022 | 12:33

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qëndruar sot në Abri për të përkujtuar viktimat e masakrës së tmerrshme që ndodhi 24 vite më parë.

“Fëmijë, gra, të rinj, pleq, asnjërit prej tyre nuk iu kursye jeta nga xhandarmëria serbe, e cila kishte nisur spastrimin etnik, në cak rajonin e Drenicës, për të vazhduar gjithandej trojeve të Kosovës, me sulme veçmas ndaj popullsisë civile, të pambrojtur”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se krimet e luftës në Kosovë janë plagë për të cilat drejtësia është e vetmja rrugë që të zbehë sado pak dhimbjen për ta.

“Do të angazhohemi për drejtësinë për të gjithë viktimat e krimit, duke kujtuar e përkujtuar secilën ngjarje tmerruese të cilën e përjetoi populli shqiptar nga regjimi i Serbisë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…