24 vjet nga masakra e Abrisë, Haradinaj: Të paharruar janë ata që sakrifikuan për atdheun!

26 shtator 2022 | 12:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Abrisë.

Haradinaj ka thënë  se 26 shtatori i vitit 1998 shënon ngjarje të rëndësishme për historinë tonë, sa krenare aq edhe tragjike.

“Më 1998, heroikisht do të bien në përballje me armikun, mësuesi Vesel Demaku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Po atë ditë, barbarët ekzekutuan familjen Delia, po në Abri, pa kursyer askënd nga foshnja disamuajshe e deri te plaku nëntëdhjetekatër vjeçar. Me 1991, populli i Kosovës votoi masovikisht në referendum për t’u deklaruar për Kosovën e pavarur. Akt historik, që vulosi vullnetin tonë dhe i dha shtytje procesit për liri e pavarësi.  Të paharruar janë ata që sakrifikuan për atdheun!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës ka takuar në Nju Jork shumë bashkatdhetarë,…