Rahoveci përforcohet me Mandersonin

26 shtator 2022 | 12:39

KB Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me amerikanin Isaiah Manderson.

Manderson është i gjatë 208 cm dhe luan në pozitën 5.

“Qendra Amerikane vjen te skuadra jonë pas një eksperience të gjatë në basketbollin evropianë dhe atij latino-amerikan”, thuhet në njoftim.

Në të kaluarën Manderson është paraqitur në ligat elitare të Qipros, Maqedonisë Veriore, Islandës, Sllovenisë, Porto Rikos, Zvicrës, Uruguait dhe po ashtu në kolegjet universitare të ShBA-ve. Isaiah Manderson së fundmi është paraqitur te skuadra Qipriote Apop Parphou ku luajti me mesatare prej 18.7 pikë për ndeshje dhe 9.2 kërcime për ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qëndruar sot në Abri…