Kaçe vazhdon karrierën në Lituani

26 shtator 2022 | 13:13

Ergys Kaçe do të vijojë karrierën e tij në Lituani.

Ish-mesfushori i Partizanit ka firmosur me skuadrën FK Panevezys, pas eksperiencave që ka kaluar edhe në Greqi dhe Republikën Çeke.

Kaçe, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e PAOK, që e ka huazuar edhe në klube të tjera si Anagennisi, Epanomis dhe Panathinaikos, ndërkohë që te Aris dhe Veria kaloi si lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grevën pesëjavësh po i konsideron si të drejtë kryetari i…