Nitaj për deklaratën e Ferajt: Lidhi o kryeministër!

26 shtator 2022 | 14:11

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratës së zyrtarit të Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, i cili ka pyetur Ramush Haradinaj pse nuk është vrarë ai në luftë, por vëllezërit e tij.

Nitaj ka thënë se komisarët politikë të Vetëvendosjes nga Tirana, i kemi dhuratë nga Albin Kurti.

“Nuk është hera e parë që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë. Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, janë kaq të ashpra. Po nuk është faji i tyre. I kemi dhuratë nga ‘i madhërishmi’ Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmes.  Prandaj lidhi o kryeministër!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar…