Mbahet Kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së për Paris

27 shtator 2022 | 10:52

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon me shtrirjen dhe organizimin e strukturave partiake.

“Pas formimit të Këshillit për organizimin e kuvendit të degës së PDK-së në Francë, tashmë kemi edhe nëndegën e parë në kryeqytetin e Francës”, ka shkruar në “Facebook” Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Diasporë.

Ai ka theksuar se me këtë rast, pas një procesi të rregullt dhe të brendshëm zgjedhor, u zgjodh kryetari i nëndegës, biznesmeni i shquar, Lulzim Berisha, si dhe anëtarët e kryesisë, Idriz Çitaku, Afrim Krasniqi, Shpetim Bardhi, Blerim Berisha, Arben Canolli, Isuf Brahimi, Xhavit Krasniqi, Avni Fazliu, Ilaz Azemi dhe Ukshin Skenderi.

“Po ashtu u zgjodhën edhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Francë. Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës, zgjedhjen e Lulzim Berishës kryetar, si dhe anëtarët e tjerë”, ka shkruar Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar…