Ministri Gashi viziton FFK-në, uron Agim Ademin në detyrën e re

10 korrik 2018 | 13:52

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës, për të uruar Agim Ademin për pozitën e kryetarit të FFK-së, derisa i ka ofruar vazhdim të përkrahjes dhe bashkëpunimit nga ministria që drejton.

“Një konsistencë e punës së madhe që ka bërë kryetari i ndjerë Fadil Vokrri. Ajo që është shumë me rëndësi jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe i lumtur që delegatët që kanë marrë pjesë në kuvendin zgjedhor e që kanë qenë jashtëzakonisht unik dhe të përgjegjshëm për të vazhduar punën e madhe që kishte nisur kryetari i ndjerë Vokrri dhe sot isha aty për ta rikonfirmuar mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Qeverisë së Kosovës për FFK-në dhe të gjithë futbollistët”, ka shkruar ministri Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, dhe kryetari…