Asensio mbetët në Real Madrid

10 korrik 2018 | 13:58

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionit evropian, sipas agjentit të tij, Horacio Gaggioli.

Është raportuar se Asensio do të mundë të kalonte në Liverpool apo Chelsea pas një sezoni jo edhe aq të mirë për Real Madridin, pasi startoi vetëm në 19 ndeshje nga 38 në La Liga.

Përfaqësuesi spanjoll është blerë nga Madridi në fund të vitit 2014 dhe në dy sezonet e fundit ka luajtur për ekipin e parë.

Lajmet për kalimin e tij në Liverpool janë shtuar gjatë Kupës së Botës dhe Asensio është pyetur drejtpërdrejt për këtë çështje, dhe përgjigja e tij ishte se do të vendoste pas përfundimit të Botërorit.

Megjithatë, agjenti i tij ka folur duke thënë se ai nuk shkon në Liverpool.

“Marco nuk lëviz vendi, sepse do të qëndrojë në Madrid”, ka thënë Gaggioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar…