Çitaku: Betejën e kemi me Albin Kurtin
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kur vjen puna te mbështetja e Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të UÇK-së, nuk ia zgjat dorën askujt.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Çitaku tha se kur të vijë koha, do të flasin faktet.
Ajo ka theksuar se betejën e kanë me Albin Kurtin.
“Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujtë nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK-së. Kur të vije koha, do të flasin faktet. Po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë. T’i ndajmë gjërat. Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejnën e kemi për të ardhmen. Bashkë”, ka shkruar Çitaku.
Kjo deklaratë e Çitakut duket se vjen pas deklaratave të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe dorëheqjes së Ramë Bujes nga nënkryetari i partisë, të cilët patën kritika për udhëheqjen e PDK-së.