Molliqaj: Shqiptarët në Luginë përballën me vështirësi ekonomike dhe diskriminim politik

27 shtator 2022 | 20:25

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se shqiptarët në Luginë përballën me vështirësi ekonomike dhe diskriminim politik.

Duke folur për vizitën e tij në Luginë, Molliqaj ka thënë se projektet zhvillimore mungojnë, kultura nuk ndihmohet.

Molliqaj ka treguar për takimet që ka pasur me liderët në Luginë.

“Ditën e filluam në Bujanoc me kryetarin e Komunës, Nagip Arifi. Jemi njohur me situatën këtu edhe përmes takimit me Kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi. Nivelit qëndror në Serbi nuk i bëhet vonë për jetën e njërezve këtu, kurse buxhetet komunale janë të papërfillshme. Kjo është çfarë mësuam konkretisht”.

“Kemi dëgjuar me interes pikëpamjet e Kryetarit te PDSh-së, Ragmi Mustafa mbi mënyrën e adresimit të problemëve të shqiptarëve në Luginë. Jemi pajtuar se rruga e drejtë dhe e duhur është njohja e vullnetit politik të popujve, drejt ripërcaktimit të kufijve. Kjo është mundësia për zgjidhje përfundimtare dhe paqe të përhershme. Në fakt, ky është konsensusi shoqëror e politik që kemi hasur pas secilit takim. Ndjenja e përgjegjësisë dhe obligimit për të punuar në këtë drejtim është efekti kryesor në mbyllje të kësaj vizite. Gjithashtu gjatë kësaj vizite u takuam edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të mediave”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kur vjen…