Kosovë – Qipro, filloi ndeshja

27 shtator 2022 | 20:45

Ka filluar ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës në futboll ndaj Qipros, e cila është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” kërkojnë fitore në këtë ndeshje në mënyrë që të mos bien në Ligën D, derisa me barazim do të rrezikonin shumë.

Përzgjedhësi Alain Giresse një ditë para kësaj ndeshje kishte deklaruar se synim i Kosovës është fitorja. “Synimi ynë është fitorja. Portieri Arijanet Muriq e ka lënduar nyjën e këmbës në Belfast dhe nuk jam i sigurt nëse do të jetë i gatshëm për lojë. Po ashtu, në dyshim mbetet edhe Amir Rrahmani edhe pse ai është përmirësuar dukshëm”, kishte deklaruar Giresse.

Trajneri francez kishte deklaruar se është i fokusuar te fitorja dhe nuk mendon në aspektin negativ.

“Sa i përket përvojës sime te Kosova, deri më tani jam i kënaqur me kushtet e punës që janë shumë të mira. Synimi im është të përparojmë dhe të ngrihemi në nivel tjetër, por edhe të sjellim lojtarë të rinj. Kur e përgatisim një ndeshje, e përgatisim për ta fituar, sepse askush nuk dëshiron humbje. A po mendoni që shumë trajnerë i përgatisin dorëheqjet e tyre? Fillimisht asnjë trajner nuk mendon ta humbë ndeshjen”, kishte deklaruar ndër të tjera Giresse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se shqiptarët në…