Fury anulon duelin me Joshuan: Harrojeni këtë sfidë

28 shtator 2022 | 12:25

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), deklaroi se dueli ndaj Anthony Joshuas nuk do të zhvillohet, pasi kontrata nuk është firmosur.

Ai kishte lënë afat orën 17:00 të ditës së hënë, por deri në atë orë nuk ishte firmosur asnjë kontratë. Joshua kishte deklaruar se do ta firmoste kontratën për t’u përballur me Tyson Furyn më 3 dhjetor, por asgjë konkrete. Fury ka deklaruar në rrjetet sociale pak orë pasi kishte kaluar ora 17:00 se dueli me Joshuan është anuluar.

“Është zyrtare. Dita e skadimit të afatit kaloi. Ishte ora 17:00 e ditës së hënë dhe asnjë kontratë nuk është firmosur. Ndaj, marrëveshja për duelin me Joshuan është anuluar. Harrojeni këtë sfidë, idiot. Një frikacak. Gjithnjë e kam ditur se ai nuk kishte kredite për t’u përballur me mua. Urime për karrierën tënde dhe jetën tënde!”, ka thënë Fury.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që të angazhohesh maksimalisht në ligat më të spikatura të…