Zemaj, Kollçakut: Ti je spekulante, unë flas çfarë të dua e jo si ju në LV me ‘digitron’

28 shtator 2022 | 12:33

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka kërkuar kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku që mos ta pengojë sa është duke folur.

Ballafaqimi i Zemajt me Kollçakun ka ndodhur në mbledhjen e këtij komisioni ku ishin duke raportuar kryetarja e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Zemaj i ka kërkuar Kollçakut që ta lë të flas duke thënë se ai mund të flas çfarë të dëshiron e jo si në Lëvizjen Vetëvendosje me “digitron”.

“Ti je spekulante, turp duhet me të ardhur”.

“Po e lus deputeten Kollçaku të mos më pengojë në fjalim. Ti me pas ndërgjegje të bren sa duhet. Unë flas çfarë dua jo si ju me ‘digitron’ në LV. Ka kaluar koha e inateve sepse mjekët po ikin çdo ditë e me javë me bo qejfe politike”.

“Ti je spekulante. Idenë se ki edhe nuk e dëgjove edhe kurrë mos më jep përgjigje këtu. Kush je ti me vlerësuar, nuk je duke udhëhequr bordin. Turp duhet me të ardhur”, i ka thënë Zemaj, Kollçakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e Kosovës ka përplasur të martën ambasadorin e Rusisë…