“Mjerim dhe keqardhje”, Çitaku analizon intervistën e Gërvallës

29 shtator 2022 | 08:31

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së MPJ-së, Donika Gërvalla.

Çitaku e ka komentuar intervistën e ministres, më saktësisht pjesën kur ajo u pyet rreth iniciativës së Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty.

Sipas Çitakut, intervista dhe deklarata e Gërvallës në këtë rast, ishte mjerim dhe për keqardhje.

Ky është komenti i plotë i saj:

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur lidhur me iniciativën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty, MInistrja Gërvalla paska deklaruar: “Jo, një bashkërendim nuk ka pasur lidhur me këtë çështje, por ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare”.

Dhe më pas vijon me deklarata e cilësime për Qeverinë e Shqipërisë, për dhjetëra gjëra rreth së cilave Ministrja Gervalla nuk pajtohet me Kryeministrin Rama.

Pra, Kosova jo që nuk po e ndihmon Shqipërinë, po as nuk po e falenderon Tiranën zyrtare që e ka marrë përsipër dekonstruktimin dhe demantimin me fakte të raportit famëkeq të Senatorit Marty.

Mjerim dhe keqardhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo parti në pushtet, do të përballet pashmangshmërisht me pakënaqësi…