![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/AC847382-F3D1-4AFA-A29E-EC1A92D1C539.jpeg)
Një polic i Kosovës vdiq dje në këtë aksident trafiku
29 shtator 2022
| 09:04
Një zyrtar policor humbi jetën dje në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Mitrovicë-Zveçan. Rasti u konfirmua nga Policia që njoftoi se polici ishte jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij kur u përfshi në aksident.
GPolici që vdiq në këtë aksident trafiku është Zoran Aksentijevic, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën.
Vetura e tij sipas pamjeve që ka dërguar sinjalizuesi është bërë llom pasi u përplas me një automjet tjetër.
![](https://02press.com/wp-content/uploads/2022/09/AC847382-F3D1-4AFA-A29E-EC1A92D1C539.jpeg)
![](https://02press.com/wp-content/uploads/2022/09/F0409932-DAAD-4D29-AF3D-E9848F62853F.jpeg)
![](https://02press.com/wp-content/uploads/2022/09/80C18CC3-EB34-4C1F-AA71-808CA4B19C5D.jpeg)