Agim Musliu publikon foto të dyshimtë të policit serb që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë

29 shtator 2022 | 09:10

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka hedhur dyshime se Serbia po e mban nën vëzhgim Vladimir Markoviqin, policin serb i cili ka dëshmuar për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet Markoviq dhe thotë se në këmbë ka të vendosur një GPS që simbolizon kontrollin e lëvizjes së tij.

“Ky është Vladimir Markoviq, i cili në këmbë e ka të ngjitur një GPS që simbolizon kontrollin e tij të lëvizjes ose arrestin shtëpiak…”, ka shkruar Musliu në Facebook.

https://www.facebook.com/agimoctopus/posts/121491024018871

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për çmimin…