“Kush është duke punuar për statutin e asociacionit, në emër të Lajçakut dhe Gjermanisë?”

29 shtator 2022 | 10:45

Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert Stiftung (FES)” dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP) u është besuar detyra e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas mediumit serb “Novosti” këto dy organizata kanë punuar gjatë muajve të fundit dhe versioni i rishikuar, bashkë me komentet e organizatave joqeveritare në Serbi dhe Kosovë, duhet të përfundojë në tryezën e Miroslav Lajçak, përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas burimeve diplomatike të këtij mediumi, një takim është organizuar në Beograd gjatë së martës, në hapësirat e “Aeroklubit”, që është ndjekur nga përfaqësuesit e OJQ-ve nga Serbia dhe Kosova, misionet ndërkombëtare me bazë në Kosovë, sikurse edhe diplomat gjermanë.

Atyre u është prezantuar drafti i statutit të asociacionit, për të cilin ata do të japin komente dhe sugjerime.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur një përplasje verbale…