Napoli mendon t’ia vazhdojë kontratën Rrahmanit

30 shtator 2022 | 11:21

Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, duket se do të luajë edhe për një kohë të gjatë në Napoli. Mbrojtësi shtatlartë është afër vazhdimit të kontratës me klubin italian.

28-vjeçari është bërë prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Luciano Spalletti, ndërsa këtë sezon i ka zhvilluar tetë ndeshje deri tash me ekipin italian.

Napolitanët duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin deri në vitin 2027, ndërsa planifikojnë edhe t’ia rrisin rrogën atij. Rrahmani ka luajtur gjatë karrierës së tij për Drenicën, Partizanin e Tiranës, Splitin, Dinamo Zagrebin, Lokomotiv Zagrebin dhe Veronën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur për vizitën e…