Hoti: Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga qeveria e ka rritur panikun te qytetarët

30 shtator 2022 | 10:55

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Hoti ka theksuar se një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje se sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit.

“Sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore, sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie, a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë, sa energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit, sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet, sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale, çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Deputeti Hoti ka theksuar se një plan i tillë do kishte kuptim dhe do të mbështetej nga të gjithë.

“Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milorad Dodik synon të bëhet president i Republikës Serbe, entiteti…