Basketbollistet e ShBA-së për herë të katërt rresht kampione bote

01 tetor 2022 | 12:43

Ekipi i basketbollit për femra të Shteteve të Bashkuara fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja e femrave të SHBA-së mundi kombëtaren kineze me rezultatin përfundimtar 83-61 (18-13, 25-20, 25-14, 15-14) në finalen e Sidneit dhe fitoi turneun për herë të katërt rresht.

Që nga viti 1998, skuadra e SHBA-së ka fituar tashmë gjashtë medalje të artë në Kampionatin Botëror dhe nuk ka luajtur në finale, vetëm në 2006.

Kjo ishte medalja e parë e Kinës në Kupën e Botës që nga viti 1994, kur e fituan medaljen e argjendtë.

A’Ja Wilson ishte lojtarja më produktive në ekipin fitues dhe e përfundoi ndeshjen me 19 pikë dhe 5 kërcime.

Yueru Li, e cila kishte 19 pikë dhe 12 kërcime në 28.5 minuta, nuk e shpëtoi skuadrën kineze nga humbja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka…