Fundjava sportive, Musliu dhe Lushtaku takojnë bashkatdhetarët në Gjermani

01 tetor 2022 | 20:20

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, janë duke qëndruar për vizitë në Gjermani.

Ata të shtunën kanë vizituar klubin “FC Kosova” në Regensburg, ku janë mirëpritur nga drejtuesit dhe lojtarët e këtij klubi.

“‘Klub Kosova’ nga Regensburgu jo vetëm që po shkëlqejnë me rezultate të mira në futboll, por ata sikurse e gjithë mërgata jonë kurrë nuk e kanë braktisur ndjenjen e mikëpritjes, si njërën nga trashëgimitë më të hershme dhe më të vlera të kombit tonë”, ka shkruar deputetja Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Musliut:

Një pasdite e këndshme në Regensburg. Bashkë me kolegun tim, Mergim Lushtaku, kaluam sot një pasdite sportive plot pozitivitet dhe mikëpritje në mesin anëtarëve të klubit të futbollit FC Kosova.

Klub Kosova nga Regensburgu jo vetëm që po shkëlqejnë me rezultate të mira në futboll, por ata sikurse e gjithë mërgata jonë kurrë nuk e kanë braktisur ndjenjen e mikëpritjes, si njërën nga trashëgimitë më të hershme dhe më të vlera të kombit tonë.

Ngrohtësia e tyre shpirtërore është inspirim, është përgjegjësi dhe deryrim për secilin politikan në Kosovë.

Këtyre njerëzve duhet t’i përgjigjemi me devotshmëri dhe sinqeritet. Çdo qasje tjetër do të ishte një rrugë pa krye.
#FCKosovaRegensburg
#Mërgata♥️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bosnjë, në zgjedhjet e së dielës votohet për nivele…