Inzaghi: Humbëm ndeshjen tonë më të mirë

02 tetor 2022 | 10:38

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas humbjes ndaj Romës, teksa nuk mungoi një koment dhe për ndeshjen Asllanin dhe për momentin e zëvendësimit.

“Do të dilte nga fusha edhe pa u pasuar goli i 1-2. Zhvilloi një ndeshje të mirë. Me dëmtimin e Brozoviq duhet të menaxhoj forcat dhe ai kishte shumë që nuk luante. Humbja? Ka zhgënjim për këtë humbje të pamerituar. Ishte ndeshja jonë më e mirë sezonale, por ndodhi një humbje që na bën keq. Duhet të bëjmë më shumë, Humbëm një ndeshje ku Handanoviq nuk bëri asnjë pritje. Ky është futbolli”, tha ndër të tjera Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2022 po konsiderohet si njëri nga vitet me asnjë…