John Walter dhe Chestin Watson, ushtarët më të fortë të KFOR-it amerikan në Kosovë (foto)

02 tetor 2022 | 16:42

Ushtarët e ushtrisë Amerikane nga e gjithë komanda në kampin Bondsteel kanë marrë pjesë në garën e ‘Luftëtarit më të mirë’, e cila u mbajt nga 29 shtatori deri më 1 tetor.

Tre ushtarë dhe katër nënoficerë garuan për titullin e ‘Luftëtarit më të mirë’, duke marrë pjesë në tri gara ditore.

Në fund të garës, vetëm një ushtar dhe një nënoficer mund të quheshin “Luftëtari më i mirë”: Spc. John W. Walter nga Kompania Mjekësore 547 dhe Sgt. Chestin D. Watson nga kompania Delta, Batalioni i Parë, Regjimenti 149 i Këmbësorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani kërkon shërbimet e lojtarit të PSV, Cody Gakpo. Gakpo…