Kryetari i PDK-së: Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës

02 tetor 2022 | 17:50

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar për fillimin e mësimit më 3 tetor, pas pezullimit të grevës njëmujore nga ana e SBAShK-ut.

Ai ka thënë se është i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës, por thotë se është i shqetësuar për qasjen që ka pasur qeveria ndaj grevës së mësimdhenësve.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka shtuar se përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. “Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi mes City dhe United ka dhuruar spektakël. Skuadra e…