Sekuestrohen pesë armë zjarri (foto)

03 tetor 2022 | 11:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës.

Sipas policisë, ndaj të dyshuarve në këtë aksion policor është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Policia  e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e  qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit. Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre. Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas,  në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:  dy  revole të tipit ‘ZORAKI’, të  kalibrit 7.65 mm, një  revole të tipit ‘SIG SAUER’, e  kalibrit 9 mm, një  revole të tipit ‘CZ’, e  kalibrit 9 mm, një  revole të tipit ‘CZ’, e  kalibrit 7.65 mm, si dhe nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me zërat…