Jasharaj, qeverisë për paga: Ju presim deri më 5 tetor, do të kemi një situatë më të keqe

03 tetor 2022 | 11:49

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor, pas grevës njëmujore të mësimdhënësve.

Por edhe pse mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk u kanë dalë pagat e muajit shtator.

Lajmin për “FrontOnline” e ka bërë me dije kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet.

“Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dalë pagat. Ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri më 5 tetor, shërbyesve civilë iu kanë dalë pagat, ndërsa në sistemin arsimor, ne gëzohemi që ata kanë paga, por qeveria ish dashtë të veprojë njëjtë t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi pasi ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit një situatë do të kemi më të keqe në sistemin arsimor”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…