Ndërron jetë veterani i UÇK-së

03 tetor 2022 | 14:08

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fazli Smajli.

Lajmin për vdekjen e Smajlit e ka bërë me dije Xhevdet Qeriqi, veteran i UÇK-së.

“Para pak minutash u njoftova se qenka ndarë nga jeta bashkëluftuari, Fazli Smajli, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimes. I ndjeri, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare. Ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe. Bashkë me të ndjerin, Fazliun, ishim pjesë e Batalionit të ll-të, të Brigadës ‘121-Kumanova’. Në emrin tim si bashkëluftuar, dhe në emër të Sh.I.L të UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Smajli, farefisit, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi”, ka shkruar Qeriqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…